AKTUALITET, 24 Janar 2023, 11:13

Shtyhet sërish në GJKKO seanca për konfiskimin e pasurisë së Redjan Rrajës, mes tyre “Audi” i Kejvina Kthellës

Shtyhet sërish në GJKKO seanca për konfiskimin e pasurisë

Gjykata e Posacme Apelit ka shtyrë për herë të tretë seancën për kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajas, mes tyre dhe një makinë Audi e cila është bashkëpronare edhe modelja e njohur Kejvina Kthjella.

As Rraja dhe as Kthjella nuk ishin të pranishëm e ndërsa seanca e shty për arsye se nuk ishte paraqitur avokatja Kristina Marku, e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës. Nga ky hetim gjykata vendosi përjashtimin e avokates Marku dhe vendosi qe çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. Seanca e radhës është caktuar për më datë 31 janar, ora 8:00.

SPAK kërkoi sekuestrimin e një apartamenti, dy ambienteve, dy garazhde, dy automjete, një orë Rolex dhe një shumë parash prej 2750 eurosh. 

Redjan Rraja ndodhet pas hekurave. Ai është arrestuar bashkë me Arjol Halilajn dhe të dy akuzohen për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, të plagosur Aleksandër Laho dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Dy të pandehurit Rraja dhe Halilaj akuzohen për vrasje të funksionarëve publik të mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe grup i strukturuar kriminal. Megjithatë asnjë prej tyre nuk e ka pranuar akuzën, duke u deklaruar të pafajshëm. 

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?

Arjan Ndoja ishte në makinë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe me shofer Andi Malokun në momentin që u nisën drejt Tiranës pasi kishin drekuar në zonën e plazhit në Durrës.

Në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat.

Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë një javë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.