TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-zëvendës drejtoresha e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit, Hava Delibashi mbërriti këtë të martë në gjykatën e Posaçme, të cilës i është drejtuar me kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Delibashi po hetohet veprat penale “shkelje të barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, grup I strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi kriminal”.
Ajo mbahet prej më shumë se 3 muajsh në masën e arrestit në shtëpi, por tashmë pretendon se kjo masë duhet zbutur, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet, pasi është shtatzënë, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Seanca e së martës u shty, me qëllim që prokurorët e posaçëm, Bledar Maksuti e Altin Dumani, që po hetojnë skandalin e AKSHI-t të paraqesin informacionin dy mujor lidhur me veprimet hetimore të kryera deri në këtë momente, e më pas gjykata të shprehet lidhur me kërkesën e Delibashit.