AKTUALITET, 16 Prill 2026, 12:01

Shtyhen dy interpelancat e kërkuara nga PD, mungojnë ministrat Nufi dhe Kumbaro. Ismaili: Kanë arsye objektive

Shtyhen dy interpelancat e kërkuara nga PD, mungojnë ministrat Nufi

Ndryshimi i orarit të fluturimit ka bërë që ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, të mos jetë prezent në interpelancën urgjente të kërkuar nga PD lidhur me shoqërinë KAYO, sqaroi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

“Lidhur me interpelancën urjgente, për arsye objktive, për shkak të një angazhimi zyrtar të ministrit, për shkak të një ndryshimi të orarit të fluturimit, është e pamundur që të mbërrijë në interpelancë. Do të kërkonim që kjo interpelancë të shtyhet në seancën e radhës”, tha Ismaili.

Gjithashtu, nuk është e pranishme as ministrja Mirela Kumbaro, së cilës i është kërkuar interpelancë sërish nga opozita.

“Është finalja e konkursit për gjuhën shqipe, është atje si organizatore”, sqaroi Ismaili.