AKTUALITET, 3 June 2026, 16:14

Shtohen bizneset në Shqipëri, fermerët dhe sektori i shërbimeve udhëheqin rritjen

Shtohen bizneset në Shqipëri, fermerët dhe sektori i

Numri i bizneseve në Shqipëri vijon të zgjerohet, duke konfirmuar ecurinë pozitive. Sipas të dhënave të INSTAT-it, numri i ndërmarrjeve në vitin 2025 arriti në mbi 250 mijë biznese, me një rritje prej 5,1% krahasuar me vitin paraardhës.

Në këtë ecuri ndikim kryesor pati rritja e numrit të fermerëve, tendencë kjo që lidhet me detyrimin për regjistrimin me NIPT, si kusht për të përfituar nga skema kombëtare e financimeve në bujqësi. Në total, fermerët e regjistruar gjatë vitit të kaluar arritën në 112.205, ose 6,1% më shumë se në vitin 2024.

Ndërkohë, për sa i përket bizneseve të reja, të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 18.297 ndërmarrje, nga 15.970 që ishin regjistruar një vit më parë, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të aktivitetit sipërmarrës në vend.

Nga shifrat vërehet se bizneset që lidhen me turizmin vijojnë të mbajnë peshën kryesore në ekonomi. Në grupin “Prodhues të shërbimeve” (Tregtia, Transporti dhe magazinimi, Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, Informacioni dhe komunikacioni dhe Shërbime të tjera) operojnë rreth 86% e ndërmarrjeve aktive.

Nga të dhënat konfirmohet se bizneset që drejtohen nga gratë kanë regjistruar një rritje të lehtë gjatë vitit 2025.

Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,5% të totalit të ndërmarrjeve dhe punësojnë rreth gjysmën e të punësuarve gjithsej, ndërsa bizneset e vogla dhe të mesme përbëjnë mbi 90% të subjekteve.