AKTUALITET, 17 Prill 2024, 17:12

Shtigjet turistike të Fierit/ “Shpella e Trenit”, pjesë e gudiave turistike që tërheqin shumë vizitorë

Shtigjet turistike të Fierit/ “Shpella e Trenit”, pjesë e

Shpella e trenit, është një monument natyre që dëshmon jetesë prehistorike në zonën e juglindjes.

Ndodhet në Devoll, daton 6000 vite para Krishtit dhe mbart vlera të larta arkeologjike. Kohët e fundit “shpella e trenit” është bërë pjesë e gudiave turistike dhe ka tërhequr kureshtjen e vizitorëve të shumtë. Profesor Skënder Aliu kërkon nga institucionet që të tregojnë vëmendje për këtë monument pasi me kalimin e viteve është dëmtuar dhe rrezikon të humbë vlerat që mbart.

Ndërkohë në Fier, guidave turistike përveç siteve arkeologjike u janë shtuar edhe shtigjet natyrore. Janë mbi 10 shtigje që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe që mund të përshkohen në këmbë, biçikletë apo makinë. Shtigjet e Fierit janë në zona kodrinore dhe nga aty vizitorët mund të rrokin pamje mbresëlënëse të bregdetit dhe fushave të Myzeqesë.