AKTUALITET, 27 Janar 2025, 21:30

Shteti bektashi/ Mero Baze: Është pak për të qeshur, por ngjan me Vatikanin...

Shteti bektashi/ Mero Baze: Është pak për të qeshur, por

Gazetari Mero Baze, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për intensifikimin e përpjekjeve të Edi Ramës për krijimin e Shtetit Bektashi. 

Baze, tha se në fakt nuk bëhet fjalë për një shtet, por një urdhër bektashi që shteti shqiptar do ta njohë si përfaqësi ndërkombëtare. 

"Përtej humorit, e gjithë kjo… E para, nuk është shtet, është një urdhër fetar që ka patur legjitimitet ndërkombëtar. Kur është kthyer në 1925 në Shqipëri ka ardhur sepse e zboi Ataturku. Sekti i bektashinjve ka ardhur me legjitimitetin që përfaqësonte të gjithë bektashinjtë e botës.

Selia botërore u vendos në Shqipëri në 1925 dhe kanë patur përfaqësinë ndërkombëtare të bektashinjve dhe shteti shqiptar ua njohu. Gjatë komunizmit humbi kjo dhe bektashinjtë e tjerë në botë panë punë e tyre. Ringritja pas 91’ ka ngjallur kërkesë të natyrshme që nga viti 92’. Është pak për të qeshur, por është tamam si Vatikani. Kërkesa për ta njohur vendet e tjera, ndeshi në problemin që nuk e njihte shteti shqiptar. Shteti shqiptar e ka njohur vetëm si pjesë e një komuniteti fetar të Shqipërisë dh ende i ka njohur atributin që përfaqëson bektashinjtë e botës. 

Tani shteti do ta njohë si përfaqësi ndërkombëtare. Shtet ndërkombëtar, thuaje si të duash.

Ka vend për humor, por nga pikëpamja formale, Kryegjyshata Botërore ka përfaqësuar gjithë bektashinjtë e botës. Tani duan ët rifitojnë autoritetin. Fakti që qeveria ua njeh nuk është ndonjë gjëmë e madhe. Është si të njohësh FSHF", tha Baze.