TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa ka refuzuar që të flasë para gazetarëve pasi doli nga ambientet e SPAK, kryebashkiaku Velia zgjodhi që të komentojë dëshminë e tij prej 5 orësh para prokurorëve nga mbledhja e këshillit bashkiak, për të mos pasur pyetje.
Ai deklaroi se e gjithë kjo që po ndodh është një kurth që sipas tij është orkestruar nga kundërshtarët politikë dhe se denoncimi ka ardhur nga një person anonim.
“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston. Disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave, Nesti Angoni nuk ekziston, dhe duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe mund të vërtetojë që është kurth, jam paraqitur. E di gjithë Tirana ku jetoj dhe ku isha para dhe pas zgjedhjeve. Unë hyj te ajo racë politikanësh ku nuk i thotë SPAK Skap kur nuk i intereson. As kam bërë letra anonime, këtu do jemi në maj do ju mundim”, tha ai.