AKTUALITET, 19 Mars 2026, 22:57

"Është kaluar vija e kuqe!"/ Gjinishi shpjegon përshkallëzimin e luftës në Iran: Rusia kërcënoi Izraelin për herë të parë

"Është kaluar vija e kuqe!"/ Gjinishi shpjegon

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpjeguar përshkallëzimin e ditëve të fundit në luftën e Iranit. 

"Përplasja me Iranin ka hyrë në një periudhë me përshkallëzim të lartë, përderisa pati një vijë të kuqe. U nënkuptua se nuk do të prekej çështja e energjisë. Ishte përqëndruar vëmendja te Hormuzi, por pati precipitimi shumë negative. Kjo lidhet me sulmin ndaj impiantit të gazit në Iran, që prodhon 20% të të gjithë gazit në Iran. SHBA u distancua dhe i la përgjegjësinë Izraelit.

Goditja e impiantit të gazit është precipitimi mjaft negativ. U hodhën dy raketa edhe afër një centrali bërthamor. Historia e këtij centrali është interesant, është i vetmi investim kapital që ka Rusia. Është marrë përsipër ndërtimi nga Rusia, ka 400 specialistë rusë që punojnë dhe banojnë aty. Rreziku është shumë i madh pasi është central bërthamor. Izraeli dhe Irani nuk kanë nevojë ti hedhësh bombë bërthamore, pasi kanë centrale brenda vetes.

Kemi reagimin e Kremlinit dhe Moskës për herë të parë, kërcënoi menjëherë Izraelin, nëse do të prekësh centralin bërthamor ku punojnë specialistët rusë, përgjigja e Rusisë do të jetë ashtu siç nuk e pret.

Rusia fillon del haptaz në një përplasje, për herë të parë.

Nga ana tjetër, reagimi Iranit. Goditi Rass Laffanin, 90% e gazit të Katarit. Ishte goditje shumë e madhe. Ka dëmtime shumë të mëdha. Hapet loja për të kaluar në goditjen e objekteve strategjike energjitike, nafta dhe gazi. Po u hap kjo lojë… Irani goditi impantin e Katarit dhe kërcënoi Arabinë Saudite dhe Kuwaitin. Irani po përmend Huthët që akoma nuk janë futur në lojë dhe të bllokojnë ngushticën e Mandebit.

Oferta e SHBA është kjo, Hormuzi në këmbim të energjisë. Sa është i gatshëm Irani të pranojë oferta të tilla? Nuk pranon ofertën. Nuk kemi asnjë hap edhe pse flitet për kontakte të Witkof me ministrin e jashtëm Iranian. Irani nuk është gati për marrëveshje, pa garanci ndërkombëatare, ku Irani nënkupton Rusinë", tha Gjinishi.