AKTUALITET, 18 Nëntor 2024, 21:44

“Është grup i mirëorganizuar”, Ervin Hodaj jep detaje për operacionin e SPAK-ut për laboratorin e kokainës

“Është grup i mirëorganizuar”, Ervin Hodaj jep detaje

Ervin Hodaj, drejtor në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe detaje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv të operacionit antidrogë të kryer në Tiranë dhe në Fushë-Krujë ku u zbulua një laborator për përpunimin e kokainës. Hodaj tha se është grup i mirëorganizuar, me nivel të avancuar, ku kanë marrë persona nga jashtë vendit.

"Në fund të këtij operacioni janë arrestuar të gjithë personat, shqiptarë dhe të huaj, të implikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Janë gjetur, bllokuar dhe sekuestruar ambjentet ku përpunohej lënda narkotike dhe kjo tregon forcën goditëse jo vetëm të agjencive të huaja, por edhe shqiptare.

Dua të them që policia nuk është hera e parë që bën këto operacione, nuk është model i ri.

Kam punuar në drejtorinë kundër narkotikëve, që ka patur raste të fshehura nëpër rroba, nëpërmjet postës, në vajin e palmës, pra janë metoda që përdorin grupet kriminale për t’ju shmangur agjencive ligjzbatuese. Kjo goditje që i është bërë këtij trafiku, tregon se jemi në rrugën e duhur për të goditur këtë fenomen. Lufta është për ta reduktuar fenomenin e trafikimit dhe shpërndarjes. Ky është shembull i reduktimit të këtij fenomeni.

Është grup i mirëorganizuar, me nivel të avancuar, kanë marrë persona nga jashtë vendit”-tha Hodaj.