AKTUALITET, 14 Shkurt 2026, 15:49

Shqyrtimi i imunitetit të Ballukut, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Mandateve

Shqyrtimi i imunitetit të Ballukut, javën e ardhshme mblidhet

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në urdhër do të përcaktohet data dhe ora kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit, ku pritet të diskutohen çështjet në rendin e ditës që lidhen me kompetencat e këtij organi parlamentar.

Anëtarët e Këshillit mblidhen një javë pasi Gjykata Kushtetuese  rrwzoi kwrkeswn e qeverisë për pezullimin e masws së GJKKO qw shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.