AKTUALITET, 13 Janar 2025, 13:01

Shqyrtimi/ Çështja për “ligjin e zonave të mbrojtura”, Gjykata Kushtetuese e kalon në seancë plenare

Shqyrtimi/ Çështja për “ligjin e zonave të

Gjykata Kushtetuese në vend ka vendosur që të marrë përsipër çështjen për “ligjin e zonave të mbrojtura”. Mësohet se vendimi për shqyrtimin e çështjes në seancë publike u dha nga kolegji i Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën që pritet të mbahet së shpejti palët do të dëgjohen mbi padinë e 37 deputetëve të opozitës që kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

74 deputetë të mazhorancës ngritën kartonat jeshilë në një seancë të shkurtër për projektligjin e Zonave të Mbrojtura, duke bërë një vesh shurdh ndaj paralajmërimeve të organizatave mjedisore dhe Bashkimit Europian.

Ndryshimet e reja rrezikojnë sipas aktivistëve mjedisorë dëmtimin pa kthim të natyrës së mbrojtur, duke lejuar ndërtime të rënda brenda tyre për arsye ekonomike dhe turistike.

Në seancë u votua varianti i sjellë nga qeveria në momentin e fundit pa konsultim publik, dhe pse delegacioni i BE i kërkoi Kuvendit ta tërhiqte, pasi dispozitat binin ndesh me legjislacionit europian për mjedisin.