AKTUALITET, 27 Mars 2026, 18:18

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del rrugëve të qytetit për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe

Një shqiptar 30-vjeçar është arrestuar përsëri nga karabinierët në Itali, pasi ka sfiduar drejtësinë.

Ai ishte në arrest shtëpiak me një byzylyk elektronik, por pavarësisht masave kufizuese, vazhdoi biznesin e tij rrugëve të Silea-s.

I riu sipas autoriteteve, njihet për precedentët penalë.

Karabinierët e stacionit lokal kryen kontrollin e zakonshëm dhe me të mbërritur gjetën një grua 44-vjeçare, banuese në zonën e Trevisos, në shtëpinë e tij gjatë aksionit të arrestimit të parë.

Në atë moment, gruaja u kontrollua gjithashtu, pasi mbante një sasi të madhe narkotikësh në çantën e saj: gati 60 gramë kokainë, 22 gramë hashash dhe 7.5 gramë heroinë.

Oficerët përcaktuan se droga sapo i ishte dhënë gruas nga i dënuari për krime të rënda.

Prandaj, shqiptari u arrestua dhe më pas u vu në arrest shtëpiak për të vuajtur dënimin e tij. Gruaja u la në paraburgim.

Por shqiptari nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka thyer arrestin për t’iu rikthyer aktivitetit ilegal dy ditë më parë.