AKTUALITET, 6 Dhjetor 2024, 10:12

Krimi makabër/ Shqiptari në Greqi rrëfen si vrau gruan

Krimi makabër/ Shqiptari në Greqi rrëfen si vrau gruan

Kastriot Cenko, 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Athinë, ka rrëfyer para hetuesve grekë krimin. 

Sipas mediave greke, arsyeja që ka dhënë ai është xhelozia. Autori ka thënë në polici se, sipas tij, gruaja e tradhtonte. 

Sipas rrëfimit të tij, Cenko mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Ajo humbi ndjenjat, e ndërsa më pas 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në dhomën e tyre.

Krimi ndodhi në mbrëmje të enjten e kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.

Të nesërmen, pasi u zgjuan, fëmijët pyetën të atin se ku ishte nëna. Por ai u tha se kishte shkuar në punë. Ndërsa fëmijët u nisën për shkollë.

Kur përfunduan mësimin, 39-vjeçari i çoi fëmijët te vëllai i tij. Këto ditë ata qëndruan te xhaxhai.

Dje që u kthyen në banesë, babai vendosi të tregonte krimin dhe lajmëroi policinë duke u thënë se kishte vrarë gruan dhe trupin e saj prej 1 jave e mbante në banesë.

Në apartament mbante erë të rëndë për shkak të dekompozimit të trupit.