AKTUALITET, 3 Dhjetor 2024, 09:52

Shqiptari gjendet i vdekur në qelinë e burgut të Malandrinos në Greqi

Shqiptari gjendet i vdekur në qelinë e burgut të Malandrinos

Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi.

Sipas mediave greke, bashkë me shqiptarin, pa ndjenja u gjet edhe një i burgosur tjetër grek 38-vjeç. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, 38-vjeçari grek shkoi me ambulancë në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u kthye në qeli.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, e cila do të tregojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.