TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shqiptar është vendosur në pranga nga policia italiane pasi është kapur me 4 kilogramë drogë dhe 10 mijë euro cash.
Shqiptari u arrestua në Perugia ndërsa ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme penale për krime ndaj personit dhe pronës.
Policia kishte shfaqur dyshime që më parë për aktivitetin e të riut shqiptar, ku tek shtëpia e tij kishte lëvizje të shumta të personave të ndryshëm.
Për këtë arsye, ata kryen një operacion në shtëpinë e shqiptarit ku gjetën në një dollap, dy pako me nga dy kilogramë kokainë me vlerë tregu 200 mijë euro, si dhe një pako me 77 gramë të njëjtën lëndë narkotike, shkruajnë mediat italiane.
Në një panel elektrik jashtë këtij apartamenti u gjetën edhe 12 doza të tjera kokainë të vendosura brenda një ene plastike.
Në një panel tjetër elektrik, që ndodhet në një kat tjetër të të njëjtit pallat, janë gjetur 20 pako hashash, në total gati dy kilogramë, me vlerë tregu rreth 20 mijë euro. Në pika të ndryshme të shtëpisë janë gjetur rreth 10 mijë euro para të gatshme si të ardhura nga aktiviteti i trafikimit të drogës.