AKTUALITET, 27 Janar 2025, 21:10

"Shqiptarët i bënin gjyq pse ishte grek"/ Mero Baze shpjegon si nisën sulmet ndaj Kryepeshkopit Anastas

"Shqiptarët i bënin gjyq pse ishte grek"/ Mero Baze shpjegon

Mero Baze, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për Kryepeshkopin Anastas i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. 

Baze solli në kujtesë disa momente nga ardhja e Kryepeshkopit në Shqipëri dhe sulmet që i bëheshin atij, kryesisht të frymëzuar nga politika. 

"Së pari, Kryepeshkopi Anastas kur ka ardhur në Shqipëri, ka gjetur një vend pothuajse ateist, ky është një keqkuptim i madh që do të shfaqet. Përballja e një shërbëtori të fesë ortodokse me komunitetin e tij, që jetonte në një vend ateist duke qenë pakicë në Shqipëri, kishte disa probleme. Origjina e tij ishte greke dhe ne si shoqëri e dalë nga vend izolacionist që kemi patur idenë se fqinjtë i kemi armiq, kjo shkaktonte reaksion te shumica e popullsisë.

Ai kishte ardhur për grigjën e vet, kurse pjesa tjetër e popullsisë i bënte gjyqin pse je grek dhe pse ke ardhur. Kemi qenë edhe ne që e shihnim me dyshim. Thonim pse nuk ka një si Fan Noli. Edhe Fan Noli lëvizjen për themelimin e Kishës e kishte patriotike, por jo në shërbim të fesë.

Këtu po flasim për një njeri që i është përkushtuar jetës si Kryepeshkop. Të gjithë keqkuptimet e viteve 92’, e kanë vënë Kryepeshkopin Anastas në pozitë të vështirë. Ajo që është e poshtër, është që politika formalisht nuk ka qenë kundër Anastasit por nxiste turmat.  E pranoi Ramiz Alia, e dekretoi Berisha, por poshtë nxisnin turmat ndaj tij. Linçimi publik i bëhej me indicie politike.

Berisha, për shkak se mori porosi të forta nga ambasadori amerikan që duhet ta mbështeste, i qëndroi korrekt. Paranojat e Berishës kanë nisur në vitin 93’, operacioni fshesa, papjekuritë në veprimet diplomatike të të dyja palëve. Ne ishim shtet i ri që vepronm me klishetë e komunizmit. Pati përplasje të forta derisa Berisha zboi edhe një prift nga Dropulli për veprimtari anti-shqiptare.

Për shkak të Gazidedesh, SHISH kishte edhe ngarkesë myslimane. Kusha Ortodokse u kthye në target të SHISH. Në gazeta vinin dokumenta, materiale për priftërinjtë. U krijua një klimë që paskemi një rrezik shumë të madh në Kishën Ortodokse që na e ka marrë një grek.

Por Kryepeshkopi mbajti qëndrim të heshtur, nuk u përfshi në vorbullin e konfliktit shqiptaro-grek. Nuk reagoi në mënyrë ekstreme.

Në vitin 94’ qeveria shqiptare i shpalli luftë kryepeshkopit, Sali Berisha futi një nen, që kryetarët e komuniteteve duhet të jenë me gjak shqiptar, gati me konotacion racist, e cila shkaktoi probleme për Sali Berishën në rradhë të parë. Mendoj se humbja e referendumit, faktor ishin ortodoksët e Shqipërisë, përfshirë edhe kryeministrin Aleksandër Meksi që ishte qartazi me Kryepeshkopin. U pa qartë që pjesa ortodokse që ishte në pushtet nuk e pranonte këtë version të Berishës. Referendumi humbi.

Ortodoksët shqiptarë i dhanë dorën e fundit, ishte pakica e artë që kaloi topin kundër shumicës.

Ky ka qenë momenti personal i imi që kam reflektuar për fuqinë e Kryepeshkopit. Nuk kam gjetur kurrë prej asaj kohe, asnjë ortodoks shqiptar kundër Kryepeshkopit dhe pyesja veten, ç’të drejtë kemi ne t’ju themi këtyre e keni gabim kryepeshkopin? Dhe kush ja thoshte? Komunitetet e tjera fetare janë qesharake në raportin që e quajnë patriotike, fetare, etj. Komuniteti mysliman zihen a është kryetari me gylenin apo Erdoganin, nuk thotë njeri a është me Shqipërinë", tha Baze.