TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Rama hodhi poshtë edhe një herë tezën e publikuar pak ditë më parë tezën e ardhjes së palestinezëve në Shqipëri
Komentuesi: Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë palestinezë?
Rama: Po pse, për çfarë arsye? Apo se kështu ka ardhur një zë kua…kua nga këneta. Jo! Është sajesë që mori rrugën, se jemi në atë kohë kur e përditshmja jonë, kur e vërteta ska veshur akoma pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, ky është sot realiteti e përditshmëria jonë. E vërteta është pak e mërzitshme. Prirja për të besuar lezetet e gënjeshtrës është më e madhe. Rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf.
Komentuesi: Mbete duke sharë, me komunikim banal bëhesh i neveritshëm.
Edi Rama: Po kënetë, nuk po i them askujt hajdut, drogaxhi. Po përcaktoj një fakt, siç ma kanë mësuar mësuesit e gjuhës shqipe, imzot Fan Noli, Faik Konica, Atë Gjergj Fishta. Nga ata e kam mësuar shqipen. Të sugjeroj të lexosh Fishtën, duke qenë prift nuk ja kursen dajakun e gjuhës shqipe ata që duan dajak. Por pa shkuar te akuzat, duke qelbur ajrin e përbashkët dhe duke ja nxirë shqiptarëve, kriminela, kriminela, hajduta. Kjo është këneta.