TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i jashtëm grek, George Gerapetritis gjatë konferencës së përbashkët me Elisa Spiropalin, deklaroi se Greqia ka qenë pararojë e idesë së Ballkanit Perëndimor në BE. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se edhe progresin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gerapetritis tha ndër të tjera se Greqia qëndron konseguente në pozicionimin e saj drejt futjes së Ballkanit Perëndimor në BE, në bazë të performancave dhe reformave të kryera.
"Greqia dhe Shqipëria kanë lidhje shekullore dhe ne duhet të fokusohemi në ato pika që i bashkojnë dy popujve tanë. Minoriteti grek është hallka e pandashme lidhëse mes dy popujve. Kontributi i emigrantëve shqiptarë, kanë treguar shkallë të lakmueshme integrimi në shoqërinë helene.
Diskutuam zgjerimin, është nevoja gjeopolitike e BE. Greqia ka qenë pararojë e idesë së Ballkanit Perëndimor në BE. Ne mbetemi forcë nxitëse në këtë drejtim. Në kuadër të presidencës së BE, të ndihmojmë duke ndërmarrë nisma.
Greqia qëndron konseguente në pozicionimin e saj drejt futjes së Ballkanit Perëndimor në BE, në bazë të performancave dhe reformave të kryera. Ne përshëndesim progresin e Shqipërisë, që çoi në hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Pra, vlerësojmë kujdesin e veçantë për respektimin e të drejtave të minoritetit grek, që përbëjnë përparësi për ne. Ekzistojnë mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit cilësor dhe sasior”, theksoi ai.