AKTUALITET, 15 Prill 2024, 23:11

"Shqipëria është qeverisur gjithmonë nga autokratë!"/ Sejamini: Problemi nuk është vetëm elita, por edhe populli

"Shqipëria është qeverisur gjithmonë nga

Neritan Sejamini thotë se partitë e reja duhet të gjejnë një mënyrë të re për të shpjeguar situatën në Shqipëri, për të frymëzuar njerëzit që të sjellin ndryshimin. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se problemi i Shqipërisë nuk është vetëm korruptimi i elitës, por edhe i një pjese të konsiderueshme të popullit, ndaj situata nuk është bardh e zi.

"Bashkimi ka kuptim, kur bëhet për një projekt. Problemi i parë që ka këtu, është që Shqipëria ka nevojë për një shpjegim të ri të gjendjes ku ne jemi. Ne i marrim disa gjëra për të mirëqena. 

Jam kundër qasjes së zotit Lapaj, që në Shqipëri ka dy palë, një palë që vjedh dhe pala tjetër. Në fakt vjedhin qindra mijëra njerëz në Shqipëri. Situata është më gri, nuk kemi një grup që na vjedh dhe sundon dhe një popull të ndershëm dhe punëtor. Po të ishte kështu do të ishte zgjidhur ky problem. Problemi është kultura jonë politike, mungesa e traditë demokratike. Ka disa probleme të mëdha morali. 

Nuk kemi ardhur këtu sepse ata që janë në krye na kanë vrarë dhe prerë, por sepse është një përzierje mes asaj që ne jemi dhe kemi qenë. 

Zoti Rama kontrollon pushtetet dhe kjo është tradita jonë politike. Shqipëria është qeverisur gjithmonë nga autokratë. 

Pra kemi një problem me këtë kulturë autokratike. Po të shohësh ekonominë e tregut, konkurencën. Pra duhet një shpjegim i ri i gjendjes ku ne jemi", tha Sejamini.