TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një video në Facebook ku ndan lajmin e emetimit të Eurobondit 10-vjeccar për Shqipërinë.
Rama thotë se ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i përket interesit të lartë të investitorëve të huaj dhe normën e ulët të interesit.
Në fund të postimit Rama thotë se kjo tregon se të gjithë po i besojnë ekonomisë dhe financës së Shqipërisë.
Edi Rama: Përshëndetje jam shumë i gëzuar se sapo u mbyll me sukses procesi Eurobondit 10-vjeçar, sapo morëm dritën jeshile se mund ta ndajmë këtë me opinionin publik. Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i përket 3 gjërave
Së pari interesit të investitorëve të huaj, ofruan 4.3 herë më shumë se sa nevoja jonë. Madje gjatë ditës oferta vajti në 5.7 herë më shumë se sa nevoja jonë. Gjë që bëri të ulim normën e interesit për të larguar një pjesë të investitorëve. Ky mbulim më i larti i regjistruar në vendet e Europës qendrore dhe lindore që nga tetori 2024
Së dyti numri më i lartë i investitorëve me 159 të tillë të interesuarit.
Së treti normë interesi më të ulët për Shqipërinë se sa për vendet si Serbia dhe Rumania për obligacionet 10 vjeçare.
Në thelb ka vetëm një fjalë që i thotë të gjitha besim të Shqipëri, te ekonomia dhe te financat e Shqipërisë.