TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahen homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Krerët më të lartë të shtetit, politikës, personalitete të kulturës dhe diplomatë nderojnë shkrimtarin e madh Kadare.

Homazhet nisën nga ora 09.00-11.00 dhe do zgjasin deri në 12.30.

Në orën 11:30 pritet të mbahet ceremonia shtetërore e lamtumirës së shkrimtarit, ndërsa në 12:30 do të niset kortezhi i përcjelljes së shkrimtarit për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës.

Në nder të shkrimtarit, Shqipëria dhe Kosova janë në zi, ndërsa në dy vendet flamujt janë ulur në gjysmështizë.

Ndërkohë, në orën 13.00 çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nderim të kolosit të letrave shqipe.
Në ceremoninë lamtumirëse në Tiranë do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca.
Shkrimtari me famë botërore vdiq në moshën 88-vjeçare në mëngjesin e së hënës në Qendrën Spitalore Universitare “Nëna Terezë” në Tiranë pas një sulmi në zemër.