TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria luan ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, me skuadrën kuqezi që zbret në fushën e “Arenës Kombëtare” vetëm për fitore kundër Ukrainës.
Kombëtarja jonë kërkon tre pikët në mënyrë që të synojë vendin e parë në Grupin B1, duke shpresuar dhe te një barazim në takimin mes Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë.
Sylvinho ka surprizuar me rreshtimin e hedhur në fushë, duke ulur në stol Nedim Bajramin, teksa në vendin e tij ka aktivizuar Ernest Muçin. Jasir Asani do e nisë këtë sfidë nga minuta e parë, duke lënë pas dëmtimin që mori me Çekinë, ndërsa Mirlind Daku do të zëvendësojë Indrit Tucin në krye të sulmit.
Drejtësia në këtë takim do të vendoset nga një grup arbitrash portugez, me João Pinheiro si kryesor, Bruno Jesus dhe Luciano Maia në krahë, João Gonçalves si arbitër i katërt dhe Tiago Martins me André Narciso që do të asistojnë nga dhoma e VAR-it.
REZULTATI LIVE:
LIVE SHQIPËRI-UKRAINË 0-2
5′ Zinçenko
NGJARJET KRYESORE
9’ Tjetër goditje e ukrainasve, këtë herë është Jaremçuk i vili shtyn topin në rrjetë lehtësisht
5’ Gjuajtja e parë sjell golin e miqve! Pas një topi të kthyer nga mbrojtja, Zinçenko i vetëm tund rrjetën.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
Trajner: Sylvinho
UKRAINA: Trubin, Konoplia, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko, Kaliuzhnyi, Hutsuliak, Zinchenko, Sudakov, Mudryk, Yaremchuk.
Trajner: Serhiy Rebrov