AKTUALITET, 15 Prill 2026, 09:32

'Shpifja'/ Deputeti socialist, Erion Braçe paraqitet në GJKKO për seancë gjyqësore

'Shpifja'/ Deputeti socialist, Erion Braçe paraqitet në

Deputeti socialist, Erion Braçe është paraqitur GJKKO për procesin gjyqesor ku është i paditur për "shpifje" nga biznesmeni Anduel Çekrezi.

Palët nuk ranë dakord për pajtim në seancën e fundit duke vijuar seancat gjyqësore për padinë e shpifjes.

Deputeti dhe biznesmeni përfunduan në gjykatë pas një debati në rrjet për ndërtimin e një parku Fotovoltaik në Lushnjë.

Braçe u paraqit mëngjesin e sotëm për seancë gjyqësore.

Braçe ishte i qetë dhe i qeshur përpara se të hynte në GJKKO, në pritje të nisjes së seancës.