AKTUALITET, 10 Qershor 2026, 11:52

Shpërthimi me lëndë plasëse në Balldren të Lezhës, policia shoqëron një person të dyshuar

Shpërthimi me lëndë plasëse në Balldren të

Një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në fshatin Balldren i Vjetër, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, shpërthimi ka ndodhur në një terren të hapur, në një zonë ku ndodhen grumbuj gurësh. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk janë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Në lidhje me shpërthimin është shoqëruar një person i dyshuar, ndërsa po kryhen veprime të mëtejshme hetimore për të sqaruar rolin e tij të mundshëm dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.

Grupi hetimor dhe ekspertët vijojnë punën në terren

Njoftimi i plotë i policisë 

"Rreth orës 09:55, jemi njoftuar se në fshatin Balldren i Vjetër, Lezhë, në një terren të hapur  në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore. 

Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar 1 shtetas i dyshuar dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të të dy ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve."