AKTUALITET, 30 Janar 2023, 15:10

Shpërthen bombola e gazit në Korçë, plagoset 40-vjeçari, përfundon në spital me djegie trupore

Shpërthen bombola e gazit në Korçë, plagoset

Një bombol gazi ka shpërthyer në një pallat në Korçë duke lënë të plagosur një 40-vjeçar. Ky i fundit ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Mësohet se bombola ka shpërthyer në katin e 4 të një pallati, ndërkohë personi i lënduar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.