AKTUALITET, 21 Prill 2026, 14:51

Shpërthen granata në Tepelenë, dy persona plagosen rëndë, pësojnë djegie në trup dhe dëmtime në sy

Shpërthen granata në Tepelenë, dy persona plagosen

Një shpërthim me granatë është regjistruar këtë të martë në fshatin Majkosh, Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake 2 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, të cilët po dërgohen drejt Traumës për mjekim të specializuar.

Të lënduarit kanë pësuar djegie në trup dhe dëmtime të rënda.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.