AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 14:09

Shkrumbohet plotësisht makina në Fushë Mamurras

Shkrumbohet plotësisht makina në Fushë Mamurras

Një autoveturë është përfshirë nga flakët pranë nënkalimit në Fushë Mamurras. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Mësohet se autovetura është shkrumbuar plotësisht. Ndërsa, janë ende të panjohura shkaqet e kësaj ngjarje.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë së qarkullit dhe forcat zjarrfikëse të Kurbinit.