AKTUALITET, 9 Korrik 2022, 20:18

Shkrumbohet një makinë në ecje, dyshimet e policisë për ngjarjen

Shkrumbohet një makinë në ecje, dyshimet e policisë për

Një automjet është shkrumbuar plotësisht pasi u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, në rrugën Elbasan-Tiranë, ndërsa policia thotë se makina ishte në pronësi të shtetasit me iniciale Xh.Sh.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik.

Njoftimi:

“Rreth orës 19:40, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh.Sh.,

Si pasojë mjeti është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik  në mjet.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.