AKTUALITET, 9 Korrik 2022, 20:01

Shkrumbohet një makinë në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan

Shkrumbohet një makinë në dalje të tunelit

Një makinë është shkrumbuar pasditen e kësaj të shtune, në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan.

Makina është shkrumbuar totalisht, ndërsa në vendin e ngjarjes janë forca të shumta policie dhe zjarrfikësja.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një ambulancë, por ende nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar.