TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arrestohen dy persona të dyshuar si autor të vrasjes të shtetasit Ramazan Mataj.
Të arrestuar janë babë e bir ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi.
Dy prej të arrestuarve janë babë e bir, kurse dy të tjerët janë të afërm.
Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Shkodër ka tronditur komunitetin dhe ka nxitur hetime intensive nga autoritetet.
Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij.
Ramazan Mataj u u vra tre ditë më parë në orët e mbrëmjes në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.
Hetimet e para sugjerojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale.
Pas një periudhe hetimesh intensive, autoritetet kanë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në këtë vrasje. Njëri prej tyre dyshohet si autori kryesor, ndërsa të tjerët si bashkëpunëtorë.
Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar prova të mjaftueshme për ndjekjen penale të të dyshuarve.