TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në qarkun e Shkodrës vijojnë problemet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut.
Aktualisht, sipas Emergjencave Civile në të gjithë qarkun janë 1400 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa disa zona janë të bllokuara nga uji. Në këto kushte, është kërkuar ndihmë për ushqim për banorët dhe bagëtitë.
Njoftimi për Shkodrën:
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 27.01.2023 paraqitet si me poshte : Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.30 ka renie me 5 cm me oren 18.00 te dates 26.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.50 m ka renie me 5 cm me oren 18.00 te dates 26.01.2023 ( kuota max 8.70 m).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka e pandryshuar me oren 18.00 te dates 26.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 85 cm, ka renie me 5 cm me oren 18.00 e dates 26.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ka prezence uji ne oborre, stalla e garazhe ne 110 banesa, e pandryshuar me oren 18.00 ( Obot 95 banesa, Muriqan ” Xhakaj, Kurtaliaj e Gallube” 15 banesa).
Ne rrugen e Obotit po operojne 2 mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .
Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme,ka presence uji ne nje lartesi 70 cm me renie prej 10 cm.
Kerkohet :
– Pako ushqimore per banoret e bllokuar nga uji.
– Baze ushqimore per blegtorine.
-Çizme te gjata rreth 50- 60 pale per Obotin
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.