AKTUALITET, 17 Prill 2026, 21:55

Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi të pranishëm në protestën e opozitës

Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi të pranishëm në

Fëmijët e kreut të PD-së Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi kanë marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës ashtu si edhe dhëndri Jamarbër Malltezi. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, ata ndodheshin mes protestuesve gjatë tubimit.

Gjatë një prononcimi për mediat, Argita Malltezi tha se e shikon protestën si të qëndrueshme dhe shpresëdhënëse. Ajo tha se u hodh gaz në mënyrë kriminale, ndaj protestuesve.

Malltezi theksoi se protestat e opozitës, sipas saj, kanë sjellë gjithmonë pjesëmarrje qytetare, ndërsa ngriti kritika për mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit gjatë tubimit të fundit.