AKTUALITET, 26 Janar 2023, 18:49

Shkatërrimi i grupit kriminal/ Çuçi: Sukses i punës së përbashkët të skuadrave hetimore me Italinë!

Shkatërrimi i grupit kriminal/ Çuçi: Sukses i punës

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ka quajtur sukses goditjen e rrjetit të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, i cili u shkatërrua ditën e sotme.

Përmes një postimi në Facebook, Çuçi thotë se aksioni që çoi pas hekurave dhjetëra persona është një punë e kryer me profesionalizëm të lartë në çdo hallkë të saj.

Sipas tij, vetëm në dy vitet e fundit policitë e Shqipërisë dhe Italisë janë përfshirë në 52 skuadra të Përbashkëta Hetimore.

Reagimi i Çuçit:

Finalizimi i operacionit për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve që çoi në arrestimin dhe procedimin e dhjetëra personave brenda e jashtë vendit, është një tjetër susksese i punës së Skuadrave të Përbashkëta Hetimore Shqipëri-Itali.

Një punë e kryer mirë e me profesionalizëm të lartë në çdo hallkë. Vetëm në dy vitet e fundit policitë tona janë përfshirë në 52 skuadra të Përbashkëta Hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me vendet e tjera europiane.

Kjo dëshmon besimin e lartë që ka sot Policia e Shtetit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendosmërinë tonë për të goditur krimin. Përgëzime për Policinë e Shtetit, veçanërisht për efektivët që morën pjesë në këtë operacion, SPAK, Policinë dhe Prokurorinë italiane.