AKTUALITET, 10 Qershor 2026, 10:53

Shkaku/ Shtyhet Ministeriali Ukrainë–Evropa Juglindore që do të mbahej më 12 qershor në Tiranë

Shkaku/ Shtyhet Ministeriali Ukrainë–Evropa Juglindore që do

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se ka shtyrë në një moment të dytë Ministerialin Ukrainë-Evropa Juglindore, i planifikuar që të zhvillohej më 12 qershor në Tiranë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se Ministeriali Ukrainë-Evropa Juglindore, i planifikuar që të zhvillohej më 12 qershor 2026 në Tiranë, do të mbahet në një datë të mëvonshme.

Shtyrja e këtij takimi në nivel të ministrave të punëve të jashtme vjen si pasojë e situatës së sigurisë në Ukrainë dhe e angazhimeve në këtë kuadër, të Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Sh.T. z. Andrii Sybiha, bashkëorganizator i Ministerialit të Tiranës.

Data e re e zhvillimit të Ministerialit do të bëhet e ditur në një moment të dytë“, thuhet në njoftimin e Ministrisë.