AKTUALITET, 15 Shkurt 2025, 14:13

Shiste kokainë në doza, vihet në pranga ‘taksisti’ në Tiranë

Shiste kokainë në doza, vihet në pranga ‘taksisti’

Kamuflohej si taksist dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën, vihet në pranga 54-vjeçari. Sekuestrohen 328 doza kokainë si dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Shtetasi me inicialet I. B., duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën.

Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksisti”

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Kamuflohej si taksist dhe  shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohen 328 doza kokainë si dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Në bazë të informacioneve të marra në rrugën operative për një shtetas i cili gjatë kohës që punonte si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Taksisti”.

Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën. Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.