AKTUALITET, 5 Shkurt 2025, 17:21

Shisnin lëndë narkotike në kryeqytet, arrestohen 3 persona

Shisnin lëndë narkotike në kryeqytet, arrestohen 3 persona

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së  Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë 3 shtetas të cilët shisnin lëndë narkotike kanabis.

U arrestuan në flagrancë shtetasit N. P., 40 vjeç, R. I., 28 vjeç dhe E. Sh., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë sekuestruan lëndën e dyshuar narkotike kanabis në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së  Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit, N. P., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, R. I., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe E. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.