AKTUALITET, 18 Shkurt 2025, 10:21

Shifrat/ Janar 2025, bie ndërtimi dhe fasoneritë, Shqipëria u mbingop me ndërtime, fasoneria mori goditje të dyfishtë dhe prej euros

Shifrat/ Janar 2025, bie ndërtimi dhe fasoneritë, Shqipëria u

Janari 2025 shënoi një rënie të ndjeshme të tregtisë së jashtme për mallrat e ndërtimit dhe fasoneritë. Të dhënat e INSTAT treguan se eksportet e materialeve të ndërtimit ranë me 30.3 përqind krahasuar me një vit më parë dhe po ashtu edhe importet patën një rënie me 18.2 %.

 Po edhe tregu i fasonerisë pati luhatje të dukshme. Eksportet në janar 2025 ranë me 7.5 përqind dhe importet me një rritje të vogël prej 0.7 përqind. Ekspertët vlerësojnë se rënia në sektorin e ndërtimit pasqyron mbingopjen e tregut të brendshëm dhe një ngadalësim të kërkesës ndërkombëtare për materiale ndërtimi, duke sugjeruar nevojën për diversifikim ekonomik dhe riorientim të prodhimit drejt tregjeve më të qëndrueshme.

Mbingopja e tregut vendas tregon kufizime në investimet e qëndrueshme dhe kufizime në investimet në infrastrukturë, cka kërkon politika më të qëndrueshme për të stimuluar zhvillimin urban. Ndërkohë që sektori i tekstileve dhe fasonerisë përballet me një goditje të dyfishtë: uljen e kërkesës nga tregjet kryesore europiane dhe ndikimin negativ të zhvleresimit të euros.

Ky sektor që historikisht ka qenë një nga eksportuesit më të mëdhenj të Shqipërisë po tregon dobësi për shkak të varësisë nga tregjet e jashtme dhe presionet konkuruese.