AKTUALITET, 2 Shkurt 2023, 08:29

Shi, shtrëngata e stuhi, si parashikohet të jetë moti sot në Shqipëri, nuk mungojnë reshjet e dëborës

Shi, shtrëngata e stuhi, si parashikohet të jetë moti sot në

Sot pritet ndryshim i situatës meteorologjike për vendin tonë. Masat ajrore veriore por dhe të lagështa do të sjellin fillimisht mot me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.

Duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Në relievet malore mbi 700 metër në lindje reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në relievet kodrinore në lartësitë 400-500 metër reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore -2 deri 9°C
në zona e ulëta -1 deri 15°C
në zona bregdetare 3 deri 15°C.