AKTUALITET, 13 Mars 2026, 13:23

Sherr në konferencë, Rama-gazetares së 'Syri'-t: TV i referuar në Prokurori për pastrim parash, me prova!

Sherr në konferencë, Rama-gazetares së 'Syri'-t: TV i

Gjatë konferencës së kryeministrit Rama, ka patur një debat mes tij dhe gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta. 

Replikat nisën pas pyetjes së gazetares lidhur me qëndrimet e mëparshme të Ramës për burgosjet, ndërkohë që Rama përmendi edhe televizionin ku punon gazetarja, duke thënë se Syri Tv është në prokurori i kallëzuar nga organet shtetërore, për pastrim parash. 

Pas disa minutave pushim, gazetarja është nxjerrë jashtë konferencës për shtyp dhe kryeministri ka vijuar me pyetjet nga gazetarët e tjerë. 

"Kush je ti që ndërpret? Me lër te mbaroj, nuk ke ardhur këtu as për miting as për debat. Ta mbaroj unë.

Kështu është kur nuk ka prokurori. Ai tv që thua ti është në prokurori për pastrim parash, është në prokurori me një denoncim të bërë nga organet shtetërore.

Nuk lejon njerëzi të peshojnë të dyja palët, mbylle të flas unë, jo ta mbyll unë 20 herë që të flasësh ti. Juve abuzoni me njerëzit, me ata që merrni nëpër gojë në mënyrën më të ulët, abuzoni me faktet, ju jepni njerëzve çdo dite gënjeshtra dhe askush nuk ju thotë plaç. Më lër të mbaroj fjalën, marrja peng e një bisede me dhunë, mund ta bësh, unë nuk kam çfarë bëj tjetër, por kjo është dhunë, më lër të mbaroj fjalën.

Do ti përgjigjen që do ti, nuk ta jap unë, se unë nuk punoj për qimin. Subjekt i denoncuar për pastrim parash me fakte, me prova, me të gjitha, dhe natyrisht që paratë në atë televizion pastrohen për të bërë këtë që bëhet çdo ditë, që përmbyten njerëzit me gënjeshtra dhe pisllëk. Po bën heroinën për ata q ëtë kanë sjellë këtu, do bëhesh heroinë  e ditës. Boll tani! S’kam më asnjë fjalë për të thënë, u mundova shumë gjatë për të të dhënë përgjigje deri në fund. Qytetarëve u përgjigjem çdo ditë, nuk i përgjigjem nëpërmjet televizioneve që pastrojnë paratë e grabitura nga qytetarët dhe që gëzojnë imunitetin e dhunuesve”, tha Rama gjatë replikave me gazetaren.