AKTUALITET, 13 Mars 2026, 20:16

Sherr mes të moshuarve në Durrës/ Vjehrri dhunon dhëndrin me sende të forta, të dy përfundojnë në spital

Sherr mes të moshuarve në Durrës/ Vjehrri dhunon dhëndrin me

Një konflikt në familje ka ndodhur në Durrës, ku një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij 69-vjeçar.

Policia bën me dije se në dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, mes shtetasit me iniciale M. S., 91 vjeç dhe shtetasit me iniciale R. J., 69 vjeç.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.