AKTUALITET, 19 Nëntor 2024, 16:36

Sherr mes të miturve në Korçë, 12-vjeçari përfundon në spital

Sherr mes të miturve në Korçë, 12-vjeçari

Një 12-vjeçar ka përfunduar në spital, pas një sherri mes të miturve në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec. Mësohet se dy të mitur 12 vjeçar gjatë lojës (futboll), janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga konflikti është dëmtuar lehtë me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën.

12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.