AKTUALITET, 14 Shkurt 2023, 21:03

Sherr mes dy grupeve të rinjsh në qendër të Elbasanit, njëri prej tyre plagoset dhe përfundon në spital

Sherr mes dy grupeve të rinjsh në qendër të Elbasanit,

Një sherr mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur në qendër të Elbasanit, gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se gjatë konfliktit, njëri prej të rinjve ka mbetur i plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes ai është dërguar në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë ende nuk ka një njoftim nga ana e policisë lidhur me ngjarjen dhe rrethanat e saj.