TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt me sende të forta mes 3 të rinjve ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë.
Dy prej tyre kanë përfunduar në spital për ndihmës mjekësore. Në sherr janë përfshirë shtetsit E.D., 18 vjeç, K.S, 24 vjeç dhe një 17-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17 vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.