AKTUALITET, 31 Janar 2025, 13:34

"Ndante video"/ Vrasja e Ramazan Matajt, motra e Hasajve: Mund t’i kishte kërkuar dorën, por s’e ka dashur kurrë. Isha aty kur tentoi të hynte në shtëpinë e saj! Vëllezërve u dilte para

"Ndante video"/ Vrasja e Ramazan Matajt, motra e Hasajve: Mund

Motra e Armela Hasajt ka rrëfyer se si Ramazan Mataj ka përndjekur të motrën, madje duke tentuar të futej në banesën e saj.

Gjithashtu, në një intervistë për News 24, ajo tregoi se 33-vjeçari kishte shpërndarë videot intime të tyre në fshat.

“Kam qenë në shtëpi, kur ai ka tentuar të hyjë brenda tek shtëpia e saj. Kam qenë në atë banesë, isha në katin e dytë dhe ai poshtë”, u shpreh ajo.

Ndërsa kur u pyet se si e mësoi ekzekutimin e Ramzan Matajt, shtoi se 33-vjeçari ka shqetësuar shpeshherë vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj.

“Nuk e mendova se e kanë bërë vëllezërit, por na shkoi në mendje konflikti i parë me vëllezërit që u dilte para dhe vëllai na e shprehte si shqetësim”, theksoi ajo.

Ajo u shpreh se Ramazan Mataj nuk e donte motrën e saj Armelën, në të kundërt do t’i kishte kërkuar dorën pasi e ndau nga burri i parë.