TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e stome para mbështetësve u ndal tek skandalit në shëndetësi, ku sipas tij përgjegjësit kryesorë të gjendjes së mjerueshme janë Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqaj.
Gjithashtu Berisha tha se Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqja janë përgjegjës për mungesë ilaçesh, për mosmjekim, për mosoperacion, për mosshtim në spital.
"Miqtë e mi, vazhdon jehona e krimeve kundër njerëzimit në sistemin e shëndetësisë. Vazhdon përpjekja e lakejve të regjimit për të shkarkuar çdo përgjegjësi mbi mjekët dhe infermierët dhe jo tek aksionerët kryesorë të Bursës së Vdekjes, Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqja, të cilët janë përgjegjës direkt me vjedhjet e tyre të tmerrshme për vdekjen jo të një, jo të pesë, jo të dhjetë, por të mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë. Për mungesë ilaçesh, për mosmjekim, për mosoperacion, për mosshtim në spital.
Ndaj dhe shqiptarë kudo që jeni, mos u mashtroni nga një kriminel në krye të shtetit që njeh çdo gjë tjetër, përveç përgjegjësisë së krimeve të tij. Që njeh çdo gjë tjetër përveç përgjegjësisë së gjenocidit të tij. Që njeh çdo gjë tjetër përveç përgjegjësisë së vjedhjeve të tij. Vjedhjeve të familjareve të tij, lidhjeve të ministrave të tij me krimin, drogën dhe vjedhjen. Këto ai nuk ka asnjë përgjegjësi.
Nuk ka njeri në botë, në këtë planet, të sillet më me poshtërsi dhe cinizëm, më me shpirtkazmëri ndaj qytetarëve të vendit të tij se Edi Rama. Ndaj miqtë e mi, 11 korriku po vjen. 11 korriku është dita jonë. Dita e kryengritjes paqësore të shqiptarëve. Mosbindje civile. Të gjithë në Tiranë!" tha Berisha.