AKTUALITET, 14 Shkurt 2023, 11:38

Shembja e hotelit me tritol, Prokuroria lëshon urdhër arresti për Spiro Çabirin

Shembja e hotelit me tritol, Prokuroria lëshon urdhër arresti për
Hoteli i shembur

Prokuroria ka lëshuar një urdhër arresti për Spiro Çabirin, bashkëpronari i hotelit “Bizantin” që u shkatërrua nga shpërthimi me eksploziv në Sarandë.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se ai ka dalë nga hoteli dy minuta para shpërthimit të fuqishëm.

I arrestuar për vënien e tritolit është i biri, 36 vjeçari Sotir Çabiri. Shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë konflikti i vazhdueshëm që kishte babai i tij me ortakun Dhimitër Evangjeliu. Pas një procesi gjyqësor që nga 2002, gjykata kishte vendosur se pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të Evangjeliut.

Gjithashtu janë sekuestruar veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, tre celularë dhe sende të tjera që u gjetën në vendngjarje.

36 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.