AKTUALITET, 17 Prill 2024, 13:48

Shehaj vazhdon turin e takimeve në Korçë: Shqiptarët meritojnë vetëm një mundësi

Shehaj vazhdon turin e takimeve në Korçë: Shqiptarët

Deputeti i Agron Shehaj vazhdon turin e tij nëpër Shqipëri për krijimin e partisë së tij të re politike, ku ndalesa e radhës ishtë Korça.

Formati i takimit lidhet me mundësinë, siç edhe Shehaj ka deklaruar se është emri i partisë së tij, ku mbështetësve të tij i jepet mundësia të flasin, të tregojnë problemet e tyre apo të japin zgjidhjet e tyre për problemet në Shqipëri.

Agron Shehaj u shkëput në vitin 2023 nga Partia Demokratike me argumentin që ajo parti nuk mund të reformohet. Në 2021-shin ai kandidoi përballë Lulzim Bashës për kryetarin e partisë.

Shehaj ka deklaruar se partia e tij e re “Mundësia” do të garojë në zgjedhjet e vitit 2025.