TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e ka cilësuar një arritje të jashtëzakonshme arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, pas akuzave të ngritura nga SPAK për korrupsion dhe pastrim pasurie.
Për Shehajn pandëshkueshmëria në vendin tonë do të marrë fund kur përpara drejtësisë të dalë kryeministri Edi Rama. Shehaj thotë se shqiptarët nuk mund të presin të bëjë gjithçka drejtësia, por qytetarët duhet të reagojnë dhe reagimi duhet të fillojë nga 11 maji duke votuar njerëz të pakorruptuar dhe me integritet.
Reagimi i Agron Shehaj:
Arrestimi i Erion Veliajt është një arritje e jashtëzakonshme. Mbi këtë gjë nuk ka diskutim. S’ka diskutim gjithashtu që nëse Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Europë është sepse ka një kryeministër të korruptuar Pandëshkueshmëria do marri fund në këtë vend kur Edi Rama të dalë para drejtësisë.
Por ndërkohë nuk mund të presim të bëjë gjithçka drejtësia. Duhet të reagojmë! Ne e dimë shumë mirë që Erion Veliaj ishte i korruptuar.
E dimë qe Edi Rama është i korruptuar.
Duhet të reagojmë.
Duhet të hapim sytë.
Duhet t’i ndëshkojmë me votë.
Duhet të votojmë njerëz të pakorruptuar, me integritet.
Prandaj, ju ftoj të gjithëve të mos të dorëzohemi.
Ndërkohë që drejtësia bën detyrën dhe i nxjerr para drejtësisë, ne duhet të reagojmë.
Duhet t’i ndëshkojmë me votë.