AKTUALITET, 8 Prill 2024, 23:02

Shantazhet në rrjetet sociale/ Sejamini: Prindërit nuk e kanë idenë ç'ndodh me fëmijët e tyre. Hoxha: Polica nuk ka ekspertë

Shantazhet në rrjetet sociale/ Sejamini: Prindërit nuk e kanë

Prokurori i Përgjithshëm ka evidentuar përndjekjen dhe p*rnografinë si një vepër penale që ka pësuar rritje dhe prek më së shumti si fenomen të rinjtë që bullizojnë dhe shantazhojnë njëri tjetrin. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Neritan Sejamini deklaroi se ky është një problem shumë i madh te të rinjtë, që bien pre e shantazheve në rrjetet sociale dhe prindërit nuk dinë se si të përballen me këtë fenomen. Ndërsa Artan Hoxha deklaroi se as policia nuk ka mjaftueshëm ekspertë për t'u angazhuar në luftën kundër këtij fenomeni. 

Neritan Sejamini: Është rritur shumë bullizmi, shantazhet, është bërë një shqetësim kryesor te të rinjtë, për jetën, shëndetin psikologjik, sjelljen e tyre sociale.

Është situatë për të cilën jemi të pavetëdijshëm. Është shoqëria, shkollat dhe organet e rendit. Është problem që duhet ta ngremë me të madhe, sepse ka nevojë për një edukim të madh për të rinjve se si të sillen në botën virtuale, si të sillen edhe në marrëdhëniet personale, të mos ekspozohen me foto. Prindërit nuk e kanë idenë se në çfarë sikleti psikologjik janë fëmiëjt e tyre.

Artan Hoxha: Këto lloj krimesh, janë pasqyruar në përplasje të dhunshme, kanë prodhuar konflikte, që vijnë për shkak të ngacmime, shkëmbime, komunikimet në rrjetet sociale. Agjencitë e zbatimit të ligjit nuk i janë përgjigjur. Sot sektorët kryesorë që duhet të kishte policia, janë sektori i krimit kibernetik. Kujtoj një bisedë me një nga drejtuesit e policisë së shtetit, rrezikonte të ngelej pa specialist, sepse pagesa është qesharake, thoshte mi marrin kompanitë private.