AKTUALITET, 15 Janar 2025, 12:31

Nuk gjen rehat “kolegu”/Gjykata miraton një tjetër urdhër kontrolli ndaj Erion Veliajt, në 'sitë' ambienti pranë "Harabel"

Nuk gjen rehat “kolegu”/Gjykata miraton një tjetër

Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një ambjenti pranë qendrës "Harabel" në zonën e ish-Bllokut.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar paraditen e sotme nga agjentët e BKH.

Gjykata lejonte që kontrolli të bëhej me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, pajisje elektronike, celularë, lap top apo kompjuter personal.